Prodhuesi i njohur gjerman i automobilave, Opel, ka njoftuar se gjatë panairit të automjeteve “Frankfurt Motor Show”, panair ky që hap dyert muajin e ardhshëm, do të lansojë “Astra-n me më së paku shpenzime ndonjëherë”.
Ende s’janë dhënë specifika për të, por modeli i ri do të prezantohet përkrah varianteve tjera të modelit të famshëm, i cili do të vijë me dukje të re dhe me motorë të rinj, raporton “carscoops”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë vend të posaçëm në panair do të ketë edhe gjenerata e re e Corsa-s, e cila është shumë e afërt me modelin e fundit Peugeot 208. Sikurse super-mini vetura franceze, edhe Corsa është përmirësuar shumë në krahasim me modelin paraprak, dhe, për herë të parë në histori, do të vijë edhe në versionin elektrik me emrin Corsa-e. Edhe modeli me emetim zero të gazrave do të prezantohet në Frankfurt, e cili do të vijë me motor elektrik 125 PS (123 hp / 92 kW) me një bateri prej 50 kWh, motor i cili mundëson përshpejtim nga 0-100 km/h në 8.1 sekonda ndërsa mund të përshkoni 330 km me një mbushje të baterisë, transmeton Koha.net.
Edhe hibridi i parë plug-in i kompanisë, Grandland X Hybrid4, do të jetë pjesëmarrës i panairit më të madh të veturave. Ai vjen me motorin me benzinë 1.6 litërsh me dy motorë tjerë elektrikë dhe me baterinë 13.2 kWh litium-jon, që në kombinim prodhon 300 PS (296 hp / 221 kW), përshpejtim nga 0-100 km/h për 6.1 sekonda dhe 51 km me një mbushje baterie.