Porsche duket se është gati të përditësojë gjeneratën e dytë Panamera me disa ndryshime të vogla, të paralajmëruara nga fotografitë e fundit të shkrepura gjatë testimeve.
Automobili i ri pritet të vijë pas Porsche Taycanit elektrik në vitin e ardhshëm.
Përditësimet te Panamera përfshijnë maskën e përparme, teksa dritat kryesore mbesin të njëjta sikur te modelet e vjetra.
Kompania akoma s’ka dhënë detaje për automobilin, por pritet një sistem i sofistikuar hibrid në linjën e re, shkruan "Auto-Express", transmeton Koha.net.
Motori 2.9-litërsh dhe ai 4.0-litërsh do të mbesin edhe në modelet e përditësuara. Aktualisht versioni më i fuqishëm ka 542 kuajfuqi.
{gallery}