Auto

Novitec përforcon Ferrari 488 Pistan në gati 800 kuajfuqi

Kompania Novitec, e cila merret me modifikimin e veturave, kësaj here ofron paketën e re për modifikimin e modelit 488 Pista të Ferrarit.

Paketa e re përfshinë aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit (mbrojtësin e përparmë, pragjet, mbrojtësin e pasmë, kornizat e dritave të përparme, pasqyrat, etj.), transmeton Koha.net. Po ashtu, Novitec për këtë 488 Pista ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave prej 21 dhe 22-inç, si dhe amortizatorët e modifikuar ku tani ky model është më i ulët për 35 mm.

{gallery}

Gjithashtu, Novitec ka përforcuar edhe motorin e kësaj super-veture, 3.9-litër V8 Twin-Turbo, në 791 kuajfuqi.

Tani, ky Ferrari 488 Pista shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.7 sekonda dhe atë maksimale deri në 345 km/h.