Dërgesat e para të hiper-veturës së Mercedesit nuk do të fillojnë para 2021-ës Foto: Motor1

Dërgesat e para të hiper-veturës së Mercedesit nuk do të fillojnë para 2021-ës

11 August 2019 17:51

Sipas medieve gjermane, raportohet se dërgesat e para të hiper-veturës së Mercedesit, AMG One, do të fillojnë në vitin 2021 edhe pse ky model është prezantuar para pothuajse dy vjetësh.

Gjithashtu, thuhet se vendosja e motorit të F1 në një veturë legale për vozitje në rrugët publike nuk është e lehtë, transmeton Koha.net. Mediat gjermane këtu citojnë një burim sipas të cilit specialistët e kësaj kompanie gjermane kanë “nënvlerësuar detyrën”.

Kujtojmë se Mercedes-AMG One ka motor 1.6-litër V6 Turbo nga modelet e F1 me kapacitet prej 603 kuajfuqi dhe katër motorë elektrikë, marshin “Xtrac” manual të automatizuar me 8 shpejtësi, baterinë litium-jon, si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1

Në total, ky AMG One është me kapacitet prej mbi 1000 kuajfuqi. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2.5 sekonda, deri në 200 km/h për 6 sekonda dhe atë maksimale deri në 350 km/h.

Mercedes-AMG One, po ashtu, do të prodhohet në seri të kufizuar prej 275 njësive me çmim prej rreth 2.4 milionë euro, si dhe të gjitha prej tyre tashmë janë të shitura.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme