Auto

VW-ja thotë se çmimet e veturave elektrike së shpejti do të barazohen me veturat tjera

VW-ja thotë se çmimet e veturave elektrike së shpejti do të barazohen me veturat tjera
 

Një shef ekzekutiv i VW-së ka thënë se veturat elektrike janë “afër” barazimit me çmimet e veturave me benzinë dhe kur kjo të ndodhë do të jetë një “pikë kthese” për veturat elektrike.

Reinhard Fischer, zëvendëspresident i lartë i “Volkswagen Group” dhe shef i strategjisë për brendin VW në Amerikën Veriore, këtë koment e ka bërë për “Automotive News”, duke theksuar se pika e kthesës është shumë afër dhe se ajo nënkupton uljen e çmimit të VE-ve.