Auto

Së shpejti vjen Rezvani Tank i ri me mbi 1.000 kuajfuqi

Foto: Motor1

Kompania e njohur amerikane për vetura, Rezvani, ka publikuar disa fotografi përmes së cilës paralajmëron se së shpejti do të prezantojë modelin e ri Tank për vitin 2020.

Gjithashtu, Tanku i ri përshkruhet si një automjet tërësisht i ri me dizajn të freskët i cili nuk ndan asnjë pjesë me paraardhësin e tij, si dhe thuhet se do të ketë “sistemin e amortizatorëve të klasës botërore” i dizajnuar në bashkëpunim me kompaninë FOX.

{gallery}

Përmenden edhe gomat “e mëdha” Off-Road, ndërsa sa i përket motorit Tanku i ri do të ketë motor 6.2-litër V8 i modelit Dodge Challenger SRT Demon, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky motor për Tankun e ri është përforcuar në 746 kW/1.014 kuajfuqi.

Në gamë, përsëri do të gjendet edhe versioni Tank Military Edition i cili është anti-plumb dhe ka mbrojtje EMP.


Lexoni edhe: 

Sa është i qëndrueshëm ndaj plumbit Rezvani Tank X [video]


Rezvani konfirmoi se dërgesat e para nga shitja e këtij modeli do të fillojnë gjatë dimrit dhe se porosit aktualisht është duke i pranuar (me një depozitë prej 2.500 dollarë).