Kështu mund të duket Lamborghini Urus Coupe pa dy dyer Foto: Car News Network

Kështu mund të duket Lamborghini Urus Coupe pa dy dyer

03 August 2019 16:56

Kompania e njohur italiane e super-veturave, Lamborghini, modelin Urus e ka prezantuar në vitin 2017 dhe që atëherë dizajnerët e pavarur nuk kanë qëndruar të qetë pasi deri tani kanë paraqitur shumë idetë e tyre se si mund të duket ky model në disa versione të ndryshme.

Njëri nga versionet më të reja është ky Urus Coupe, transmeton Koha.net. Përveç që ka “humbur” dyert e pasme, Urus Coupe ka edhe boshtin e rrotave më të shkurtër për dallim nga Urusi standard.

Kujtojmë se Urusi standard ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 650 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare, Urusi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.6 sekonda, deri në 200 km/h për 12.8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 305 km/h.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#WhatIf - Lamborghini Urus 2-Door 🇮🇹💥💨 @carnewsnetwork Yay or nay? 🤔 Swipe to see the original

A post shared by Car News Network (@carnewsnetwork) on

 

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme