Range Rover Vogue me pamje të re sipas Afzal Kahnit

Range Rover Vogue me pamje të re sipas Afzal Kahnit

29 July 2019 20:25

Kompania e njohur britanike Project Kahn, këtë fundjavë ka prezantuar edhe një tjetër Range Rover Vogue të modifikuar.

Emri i plotë i tij është Project Kahn Range Rover 4.4 Vogue Pace Car.

Për pamjen është përkujdesur vet dizajneri Afzal Kahn, i cili për eksterier ka zgjedhur ngjyrën e zezë si dhe disa elemente nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, për këtë Range Rover ka zgjedhur edhe mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësit e tjerë të modifikuar, maskën e re të përparme, etiketën “Kahn” në kofano, set të ri të pragjeve, set të ri të rrotave “Shadow Chrome” prej 23-inç me goma “Continental” 305x30x23, si dhe gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave.

Natyrisht, as interieri nuk ka mbetur i paprekur. Ai karakterizohet me lëkurë “Ivory”, pedalet nga alumini si dhe disa detaje nga çeliku.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme