Auto

BMW Urban X, Crossoveri që do të rivalizojë Audi Q2

Foto: Autoexpress

Modeli më i ri i prodhuesit bavarez do të quhet BMW Urban X dhe do të jetë një Crossover i radhitur nën modelin X2.

BMW me Urban X planifikon të rivalizojë Audi Q2 dhe DS 3 Crossback.

Ndërsa X2 është 4.36 metra e gjatë, 1.6 metra më i gjatë se Q2, Urban X do të jetë 4.2 metra i gjatë dhe si pjesa tjetër e familjes X, do të zbukurohet me një maskë masive të përparme në formën e ‘veshkave’ me dritat LED të holla.

Gjithashtu, Urban X do të jetë në dispozicion me platformën UKL2, në bazë të së cilës bazohet Seria e re 1. Ky Crossover në version hibrid me vetëm një mbushje të baterisë do të mund të udhëtojë deri në 400 kilometra.

Image
Foto: Autoexpress

BMW, po ashtu, nuk mund të injorojë popullaritetin e madh të Crossoverëve të saj. Për shembull, në periudhën nga viti 2011 deri 2016, shitjet e tyre u rritën nga 950.000 në 4.45 milionë vetura në vit, ndërsa analistët parashikojnë rritje vitin e ardhshëm deri në 7.5 milionë.

Segmenti i Crossoverëve është i rëndësishëm për BMW-në, madje 45% e veturave të saja të shitura në gjysmën e parë të vitit 2019 përbëhet nga Crossoverët, që paraqet rritje prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ksp