Auto

Paralajmërohet Pagani Huayra BC në version Roadster

Foto: Autoblog

Kompania e njohur e super-veturave, Pagani, për ngjarjen “Pebble Beach Concours d’Elegance”, që mbahet në Amerikë, ka përgatitur një model ekskluziv – Huayra BC në version Roadster.

Aktualisht nuk janë zbuluar detajet më të hollësishme, por vlen të përmendet se modeli Huayra BC në version Coupe është prezantuar në vitin 2016, transmeton Koha.net. Ky model ka motor 6.0-litër Twin-Turbo V12 me kapacitet prej 588 kW/800 kuajfuqi dhe është i kombinuar me marshin “Xtrac” me 7 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.

Image
Foto: Autoblog

Përveç kësaj, Huayra BC është më i lehtë për 132 kilogramë për dallim nga versioni standard si dhe ka paketën për aerodinamikën e bërë nga fibra të karbonit.

Ashtu sikurse Huayra BC Coupe, edhe Huayra BC Roadster do të prodhohet në seri të kufizuar, vetëm në 20 kopje, me çmim prej mbi 2.3 milionë euro aq sa ka kushtuar Huayra BC Coupe.