Prodhuesi i njohur koreano-jugor i veturave, Hyundai Motor, ka njoftuar një ndryshim në shitjet në tregun e SHBA-së dhe një gamë të zgjeruar të automjeteve sportive Off-Road, pasi regjistroi rritjen më të lartë tremujore të fitimit në shtatë vjet.
Hyundai tani parashikon se pjesa e saj në tregun amerikan do të fillojë të rritet përsëri këtë vit dhe se në fund të vitit 2019 do të jetë 4.2 për qind krahasuar me 3.9 për qind të vitit të kaluar, ndërsa shitjet e SUV-it Palisade të modernizuar do të fillojnë në gjysmën e dytë të këtij viti.
Qëllimi i kompanisë është të ruajë pjesën e saj në tregun amerikan me 5.2 për qind deri në vitin 2023.
Fitimi neto i Hyundait u rrit 31.2 për qind, ose në 919.3 miliardë dhe në prill-qershor 780.44 milionë dollarë, që është pak nën vlerësimin e tregut, por vazhdon të jetë rritja më e madhe në fitimet tremujore që nga tremujori i parë i vitit 2012.
Fitimi operativ u rrit me 30.2 për qind, ndërsa të ardhurat u rritën me 9.1 për qind, tregoi kompania në një deklaratë./ksp