Auto

Gjenerata e re e Audi R8 do të jetë elektrike

Foto: Carscoops

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, ka zbuluar se gjenerata e re e modelit R8 do të jetë në version elektrike por ende nuk ka vendosur se cilat lloje të platformave do të përdorë.

Gjatë një ngjarjes së mbajtur së fundmi në Evropë, Drejtori Menaxhues i “Audi Sport”, Oliver Hoffman, ka thënë për “Motoring” se kjo kompani gjermane ka një numër të koncepteve interesante për gjeneratën e ardhshme të R8-shit që janë duke u punuar, shkruan Carscoops, transmeton Koha.net. Ai, po ashtu, konfirmoi kjo super-veturë nuk do të ketë vetëm motorë me djegie të brendshme.

{gallery}

“Nuk mendoj se do të zhvillojmë një pasardhës të modelit aktual (R8) me motor me djegie të brendshme”, ka thënë Hoffman.

“Në të ardhmen, R8 do të jetë elektrik por ende nuk është vendosur se çfarë me platforma do të jetë në dispozicion. Jemi duke punuar në koncept dhe jemi në kontakt me bordin, por ende nuk është marrë ndonjë vendim për konceptin e R8-shit të ri. Ne kemi disa koncepte shumë interesante për platformën [e pasardhësit të R8], por po ashtu edhe për tërë konceptin si veturë. Ende nuk dihet se çfarë platforma do të implementojmë te gjenerata e re e R8”, ka treguar Hoffman, përcjell Koha.net.

Audi R8 ka qenë një super-veturë për këtë prodhues gjerman qëkur është prezantuar në vitin 2006.

Gjenerata dytë e këtij modeli është lansuar në vitin 2015 dhe që atëherë dizajni bazik i tij nuk ka ndryshuar aq shumë. Bazuar në këtë, Hoffman ka zbuluar se “Audi Sport” planifikon që të vazhdojë të përditësojë serinë aktuale të R8-shit me modelet e reja dhe ekzistuese para se pasardhësi i tij të lansohet në të ardhmen e afërt, ndoshta në vitin 2023.