Koncepti Renault e-Plein Air është konvertimi tërësish elektrik i modelit klasik Renault 4 Plein Air.
Ky koncept vjen me një pamje të jashtëzakonshme dhe argëtuese, pa çati dhe me dy ulëse. Renaulti e ka modernizuar këtë veturë ikonike për “4L International” – një festival që feston veturat klasike të këtij prodhuesi të njohur francez.
{gallery}
Francezët, po ashtu, kanë përdorur platformën e Renault Twizy dhe Renault e-Plein Air ka baterinë 6.1 kWh dhe me vetëm një mbushje mund të kalojë deri në 100 kilometra, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Renault e-Plein Air vjen me maskën e përparme të re, shiritat si dekor në pjesët anësore, ulëset dy-ngjyrëshe, kutin për piknik të vendosur në pjesën e pasme, si dhe me instrument-tabelën digjitale.