Auto

“Milingona” elektrike gjermane me “zemër” japoneze

Kompania Ari Motors nga Leipzigu, Gjermani, deri tani ka ofruar një gamë të gjerë të automjeteve elektrike.

Edhe pse në ofertën e saj gjendet edhe një veturë e vogël e quajtur Ari 802, pritet shumë nga gama e automjeteve komerciale që përshkruhen si “transportuesit më të vogël elektrikë në Gjermani”.

Emri “Ari”, që në japonisht nënkupton “milingonë”, është ideuar nga Thomas Kuwatch, një nga themeluesit dhe drejtori financiar i kompanisë, dhe i cili dëshiron të theksojë se automjetet e tij elektrike janë të vogla, të aftë, të shkathët por edhe ekonomikë, transmeton Koha.net.

Ari 802 është në dispozicion edhe në version me mini-frigorifer dhe “Kipper”. Po ashtu, është i gjatë 3.15 metra, i gjerë 1.29 metra si dhe peshon vetëm 450 kilogramë.

{gallery}

Gjithashtu, kjo “milingonë” ka platformën EV të kompanisë kineze Jianyuan, një kompani me bazë në Nanjing.

Rezultati përfundimtar është një veturë e vogël elektrike mjaft e lirë. Çmimi bazë i modelit transportues - Ari 458, fillon nga 11.700 euro duke përfshirë edhe baterinë, përcjell Koha.net. Me shpenzimin e rreth 8 kWh, 100 kilometra vozitje kushtojnë 2 euro.

Ari Motor përdor bateritë standarde ose bateritë litium-jon të cilat mund të mbushen për 6-8 orë në një prizë standarde prej 220V.

Me një mbushje të plotë të baterisë, kjo “milingonë” elektrike mund të kalojë deri në 150 kilometra dhe në version me çatinë solare ky model mund të kalojë rreth 30 kilometra shtesë.