Çdo shtëpi në Angli do të ketë mbushës për veturat elektrike

Çdo shtëpi në Angli do të ketë mbushës për veturat elektrike

17 July 2019 17:27

Anglia do të jetë shteti i parë në botë në të cilin instalimi i mbushësve të veturave elektrike në shtëpitë dhe ndërtesat e reja do të jetë i detyrueshëm, shkruan Auto Express.

Të gjitha shtëpitë e reja në Angli do të kenë mbushës për veturat elektrike, transmeton Koha.net. Po ashtu, qeveria angleze dëshiron të lehtësojë qasjen në infrastrukturën e cila ka nevojë të përshtatet me ndryshimet në trafik, duke përfshirë edhe veturat elektrike.

Gjithashtu, për hulumtimin e këtij projekti raportohet se janë investuar pothuajse 40 milionë funte.

Mbushja e veturës elektrike në shtëpi, më e leverdishme

Sekretari i Shtetit për Transport, Chris Grayling, thotë se mbushja e veturave elektrike në shtëpi do të jetë opsioni më i leverdishëm për shoferët, dhe thuhet se në vendet publike nga viti i ardhshëm do të jetë në dispozicion edhe mbushja pa kontakt.

Kjo është vetëm një pjesë e strategjisë “Road to Zero” që ka vlerë prej 1.5 miliard funte, përcjell Koha.net. Qëllimi i kësaj strategjie është që deri në vitin 2040 të gjitha automjetet të emetojnë zero dyoksid të karbonit.

Detajet më të hollësishme nuk janë zbuluar, por të gjitha automjetet do të duhet të jenë të aftë të kalojnë së paku deri në 80 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, gjë që do të nënkuptonte se në rrugë do të mbesin vetëm automjetet elektrike, hibride dhe ato me hidrogjen.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme