Bavarezët për një kohë të gjatë janë duke punuar në një model që do të jetë në treg për t’u përballë me Mercedes CLA-në.
Sipas emërtimit ekzistuese të këtij modeli duhet të jetë pjesë e familjes Series 2 dhe pritet të mbajë etiketën Gran Coupe.
Ky model i ri i BMW-së është fotografuar gjatë testimit në rrugë dhe duket bëhet fjalë për një model Coupe-Sedan.
Prodhuesi gjerman njoftoi se BMW 2 Series Gran Coupe do ta lansojë zyrtarisht më 24 korrik, dhe paraqitja e tij e parë pritet bëhet në panairin e veturave që do të mbahet në Frankfurt këtë vit.
{gallery}
Modeli i ri, po ashtu, thuhet se do të ketë motor 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 306 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Kujtojmë se të njëjtin motor e ka edhe M135i Xdrive i ri, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda. Pjesa tjetër e gamës së motorëve, ky model i ri i BMW-së që do të rivalizojë Mercedes CLAN-në, do të merret nga gjenerata e re e BMW Series 1./ksp