BMW M5 bëhet vetura më e shpejtë e policisë Australiane

BMW M5 bëhet vetura më e shpejtë e policisë Australiane

15 July 2019 14:02

Dihet se policia në Emiratet e Bashkuara Arabe ka veturat më të shpejta në botë, që nga Renault Twizy e deri te Porsche 918 Spyder, megjithatë, edhe policia australiane ka disa të tilla.

Policia australiane ka nën pronësi vetura super sportive, duke filluar nga Ford GT RSPEC me 536 kuajfuqi e Audi RS4 Avant me 450 kuajfuqi, por tani vargut të super veturave të tyre i është shtuar edhe një BMW M5, transmeton koha.net.

Ky BMW M5 është vetura më e shpejtë në vargun e super veturave të tyre, e cila shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 3.3 sekonda e atë maksimale prej 305 km/h.

M5 ka motorin 4.4 litërsh V8 që prodhon 617 kuajfuqi e kushton rreth 150 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme