Auto

Mitsubishi së shpejti do të prezantojë Pajero Sportin e ridizajnuar

Foto: Motor1

Duket se puna e Faceliftit të SUV-it Pajero Sport është pothuajse gati pasi Mitsubishi njofton se do ta zbulojë këtë SUV të përmirësuar në Tajlandë më 25 korrik.

Ky prodhues japonez, po ashtu, premton “përmirësime të mëtutjeshme në dizajn, komoditet, rehati dhe cilësi”.


Lexoni edhe: 

Mitsubishi Pajero “pensionohet” nga Japonia pas 37 vjetësh


Në foton e publikuar mund të shohim dritat e reja të përparme, maskën e përparme, mbrojtësin e përparmë me një detaj nga kromi në të shkronjë “C”.

Mitsubishi nuk ka zbuluar pamjen e pasme të Pajero Sport Facelift, por pritet të ketë dritat e ridizajnuara dhe pak ndryshime në mbrojtësit.

Sa i përket interierit, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha, por sa i përket motorit, Pajero Sport pritet të vijë me motor dizel 2.4-litër Turbo./ksp