Auto

Renault Nisssan në bashkëpunim me Waymo për makinat autonome

Kompanitë Renault, Nissan dhe Waymo (degë e makinave autonome të Google, kompania Alphabet) do të punojnë së bashku në fushën e automjeteve autonome, bën të ditur në një komunikatë për shtyp Aleanca franko-japoneze Renault-Nissan dhe ajo amerikane Waymo.

Në një marrëveshje e cilësuar “ekskluzive”, partnerët synojnë të punojnë së bashku për të vlerësuar mundësitë e tregut dhe për të kryer punë të përbashkët kërkimore për çështjet tregtare, ligjore dhe rregullatore që lidhen me ofertat e shërbimit të lëvizjes autonome.

Kjo analizë fillimisht do të kryhet në Francë dhe Japoni, ku ndodhen selitë e grupit Renault dhe Nissan. Tregje të tjera, me përjashtim të Kinës, mendohen të merren në konsideratë në një periudhë të mëvonshme./atsh/