ABT përforcon edhe Urusin e Lamborghinit Foto: Motor1

ABT përforcon edhe Urusin e Lamborghinit

15 June 2019 18:09

Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, tani ofron paketën e re edhe për modifikimin e SUV-it të Lamborghinit, Urus.

Paketa e ABT-së për Urusin përfshinë përforcimin e motorit të tij, 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 650 kuajfuqi, në 710 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1
  • Foto: Motor1

Gjithashtu, ABT Sportsline thotë se me përforcimin e motorit, Urusi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë tani mund ta arrijë për 0.2 sekonda më shpejtë ndërsa deri në 200 km/h nuk ka zbuluar. Modeli aktual deri në 200 km/h mund ta arrijë për 12.8 sekonda.

ABT Sportsline, po ashtu, nuk ka zbuluar as shpejtësinë maksimale por kujtojmë se Urusi aktual shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 305 km/h.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme