Auto

ABT Sportsline prezanton modelin e ri RS-5R Sportback

Foto: Motor1

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sporstline, prezanton modelin e saj më të ri të quajtur RS-5R Sportback, i cili do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 50 kopjeve.

Si bazë për krijimin e këtij modeli, ka shërbyer RS5 Sportback i Audit, ku motori i tij 2.9-litër V6 Bi-Turbo është përforcuar në 530 kuajfuqi, 80 kuajfuqi më shumë se modeli standard, transmeton Koha.net.

ABT RS-5R Sportback vjen me disa elemente nga fibra të karbonit, duke përfshirë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), maskën e përparme, vrima për ajër në mbrojtësit anësor, pragjet, mbrojtësin shtesë (spoiler)në bagazh, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer).

{gallery}

Gjithashtu, RS-5R Sportback vjen edhe me sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, set të rrotave me ngjyrë të zezë prej 21-inç e goma 275/25, amortizatorët e modifikuar, si dhe interier të modifikuar i cili përmban disa elemente nga fibra të karbonit, pragjet “ABT”, pllakën “1 of 50”, si dhe me ndriçimin me logon “ABT” kur hapen dyert.

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë paketë të re ofron garanci deri në katër vjet ose deri në 160.000 kilometra të kaluara.