Audi prezanton TT-në e veçantë

Audi prezanton TT-në e veçantë

31 May 2019 18:06

Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, për ngjarjen e sivjetme “Worthersee GTI” që po mbahet në Australi ka përgatitur Coupen e veçantë TT të shndërruar në një Off-Road të jashtëzakonshëm.

Fjala është për konceptin TT Safari i cili është më i lart dhe vjen me mbrojtësit anësor të zgjeruar, rrotat me ngjyrë të zezë dhe goma Off-Road, maskën e përparme të re me drita, mbajtëset në çati, si dhe një hapësirë të veçantë për gomat rezervë në vend të xhamit të pasmë, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, eksterieri i këtij koncepti të ri është me ngjyrë të kombinuar (të zezë, të verdhë dhe të bardhë) ndërsa në interier ka disa detaje me ngjyrë të verdhë në timon dhe ulëse.

Natyrisht, sistemin e tërheqjes ky Audi TT Safari e ka me të gjitha rrotat.

Megjithatë, ky model do të jetë vetëm një koncept.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme