Auto

Irmscher zbulon planin për modifikimin e Opel Insignia GSi

Foto: FormaCar

Edhe versioni më i fuqishëm Opel Insignia GSi ka kaluar nën tretmanin e plotë të kompanisë Irmscher, kompani që merret me modifikimin e veturave. Kjo kompani gjermane tani ka zbuluar planin e saj për modifikimin e këtij modeli sportiv.

Image

Kjo kompania e specializuar për modifikimin e modeleve të Opelit, për këtë GSi sportiv ka zgjedhur maskën e përparme të veçantë, disa elemente nga fibra të karbonit, si dhe interier të modifikuar i cili tani ka ulëset sportive prej lëkure si dhe disa detaje nga çeliku dh fibra të karbonit, transmeton Koha.net.

Image

Gjithashtu, Irmscher për këtë Opel Insignia GSi ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave 20-inç nga alumini si dhe amortizatorët e modifikuar ku tani kjo veturë sportive është më e ulët për 30 mm.

Përveç ndryshimeve të lartcekura, në përgatitje është edhe paketa për përforcimin e motorit benzinë 2.0-litër Turbo (+ 20 kuajfuqi) i cili është në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi.