VW prezanton Golf 8

VW prezanton Golf 8

23 May 2019 08:48

Volfsburg, 23 maj – Kompania Volkswagen prezanton modelin e ri të Golf 8, një supermakinë që është prodhuar me një teknologji të avancuar dhe një risi në fushën ambientale.

Prezantimi i këtij modeli bëhet në tetor në selinë historike në Volfsburg, ku më 1937 filloi tregimi i gjigantit gjerman të makinave.

Megjithatë, sipas revistës gjermane ”Auto Motor und Sport”, shitjet e golfit të ri do të fillojnë në muajt e parë të vitit 2020, në mënyrë që të mos ndikojnë në një periudhë (ajo e festave të Krishtlindjeve dhe fundi i vitit) që kurrë nuk është e favorshme për një makinë të re popullore, transmeton atsh raportimin e ANSA-s.

Dhe për të mos lënë të zhgënjyer investitorët dhe publikun, të cilët prisnin detaje të mëtejshme për Golf8, kompania tregoi një skice zyrtare të makinës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme