Auto

“Porsche” gjobitet 535 milionë euro për skandalin e ndotjes

“Porsche” gjobitet 535 milionë euro për skandalin e ndotjes
 

Shtutgart, 7 maj – Prokurorët gjermanë kanë penalizuar me 535 milionë euro (599 milionë dollarë) gjobë kompaninë e ”VW Porsche” mbi veprimet rregullatore që lidhen me skandalin e emetimeve të naftës, transmeton atsh.

Prokurori i Shtutgartit, i ngarkuar për hetimin e prodhuesve të makinave me seli në shtetin e Baden-Wuerttembergut, deklaroi se mangësitë e qendrës së zhvillimit te ”Porsche” penguan instalimin e softuerit të paautorizuar nga viti 2009.