Kompania e njohur franceze e veturave, Peugeot, ka ambicien të bëhet një konkurrent i Audit, Mercedesit, BMW-së dhe markave të tjera premium për Sedanët sportivë.
Peugeot njoftoi këtë gjatë prezantimit të konceptit 508 Sport Engineered në Gjenevë në muajin mars të këtij viti, dhe revista “Automobile Magazine” paralajmëron modelin serik të këtij koncepti për vitin 2020.
Me sa duket, Peugeot 508 sportiv do të jetë hibrid dhe do të ketë motor benzinë 1.6-litër Turbo e kapacitet prej 200 kuajfuqi dhe dy motorë elektrikë, një me 110 kuajfuqi në boshtin e përparmë dhe tjetri me 200 kuajfuqi në boshtin e pasmë.
{gallery}
Kjo do t’i jepte Peugeot 508 Sport Engineered në total 510 kuajfuqi, i cili ka sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat si dhe marshin automatikut me tetë shpejtësi.
Gjithashtu, koncepti 508 Sport Engineered shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda ndërsa atë maksimale të kufizuar elektronike në 250 km/h.
Për shkak të peshës së rritur nga bateria dhe motorët elektrikë, 508 sportiv do të ketë amortizatorët të ndryshëm krahasuar me versionin standard, pamje më agresive dhe rrota 20-inçësh nga alumini.
Kështu, Peugeot 508 Sport Engineered do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Audi S4, Mercedes-AMG C43 dhe modelet e ngjashme sportive./ksp