Auto

Daimler: Ne nuk i kemi shitur Mercedesin Kim Jong-Unit, nuk e dimë nga e ka marrë atë

Daimler, që është kompania që ka nën pronësi Mercedesin, shet vetura në të gjithë botën, përveç Koresë së Veriut.

Vitin e kaluar është parë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un me një Rolls-Royce Phanton, ku raportohej se me të e ka zëvendësuar Mercedes-Benzin e tij, megjithatë duket se dashuria e Kimit për veturat gjermane është kthyer, transmeton koha.net.

Ashtu siç shihet në videon më poshtë, Kim shihet duke u vozitur në një Mercedes-Maybach S600 Pullman Guard, gjatë vizitës së tij të në Rusi për t'u takuar me Putinin.

Kjo nuk është edhe aq befasi pasi, Maybach S600 Pullman Guard është i njohur për njerëzit që janë në pushtet, posaçërisht të atyre që janë në qeveri. Prodhuesi gjerman i eksporton këto vetura në të gjithë botën.

Por këtu ka një problem, Koreja e Veriut nuk është konsumator i Daimlerit.

Sipas një raportimi të Associated Press, nga kompania e Daimler, Silke Mockert ka treguar se kjo kompani nuk e ka idenë se si kjo veturë e Mercedesit është dorëzuar te Koreja e Veriut. Ajo ka shtuar se Daimler ka disa principe fundamentale që ndjek për shitjen e veturave të saja.

Kombet e Bashkuara kanë ndaluar shitjen e gjërave luksoze te Koreja e Veriut, përfshirë limuzinat.

Mockert ka shtuar se: “Për të ndaluar shitjet te Koreja e Veriut dhe të ndonjë ambasade të saj në të gjithë botën, Daimler ka zbatuar një proces gjithëpërfshirës për të kontrolluar eksportin. Shitja e veturave nga palët e treta, sidomos të veturave të përdorura, janë përtej kontrollit dhe përgjegjësisë sonë”.

Lideri i Koresë së Veriut, është parë me këtë limuzinë të Mercedesit edhe vitin e kaluar gjatë vizitës së tij në Korenë Jugore.