Auto

“Teslat” e të gjitha kohërave

“Tesla” ka dëshmuar së një automobil elektrik mund të jetë i shpejtë e tejet komod. Kompania amerikane ka shkëlqyer me automobilat e vet, duke mposhtur edhe ata me performanca të larta e me motorë tradicionalë me djegie.

Ëndrrat që i ka realizuar “Tesla” kanë pasur edhe kompani të tjera në të kaluarën në aspekte e qëllime të ndryshme. “Autocar” e ka përpiluar një listë të tillë të modeleve, që kanë bërë ndryshime në autoindustri për të mirë apo për të keq në të kaluarën, shkruan sot Koha Ditore.

“Panhard”

“Panhard” kishte bërë hapat e parë në industrinë e automobilizmit, duke blerë një licencë për konstruktimin e motorëve me dy cilindra nga “Daimleri”. Kompania e udhëhequr nga inxhinierët Emile Levassor dhe Rene Panhard nisi shpejtë të bënte modelet e veta të krijuara tërësisht vetë. Automobilat e kompanisë në mes të periudhës 1890- 1900 fituan disa gara në automobilizëm.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kompania nisi të shiste automobila më të qasshëm, por për shkak të çmimit të lartë pak njerëz mund t’i blinin. Me shpikjen e automobilave me aerodinamikë të lartë, kompania nuk arriti të ruante tregun. Ajo u ble nga “Citroën” më 1965 dhe u mbyll dy vjet më vonë.

Image

“Rumpler”

Inxhinieri austriak Edmund Rumpler donte të aplikonte mësimet që kishte mësuar gjatë zhvillimit të planeve për automobila. Më 1921 ai dizajnoi një automobil që ngjante në nëndetëse e të cilën e emërtoi “Tropfenwagen”. Kishte 36 kuaj fuqi e mund të lëvizte deri në pak më shumë se 100 kilometra për orë si top shpejtësi. Automobili pati sukses të madh dhe u paraqit edhe në filma të shumtë. Rreth 100 ekzemplarë ishin shitur nga ky version.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)