Auto

Shaqiri, merakliu i veturave superluksoze

CV-ja e Xherdan Shaqirit është e mbushur me ekipe që kanë emër në futbollin evropian, si Bayern Muenchen, Inter dhe tash Liverpool.

Por edhe koleksioni i tij i veturave është i nivelit po aq të lartë, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Sun.

Mesfushori 27-vjeçar është adhurues i veturave superluksoze dhe për këtë arsye nuk është aspak e habitshme që në koleksionin e tij posedon dy Rolls Royce, një Bentley, një Mercedes G-Wagon dhe dy të firmës Volkswagen.

{gallery}

Ajo që bie në sy është vlera e dy veturave të njëjta Rolls Royce Wraith, por me ngjyra të ndryshme - e zezë dhe e bardhë. Çmimi i një veture të kësaj marke është hiç më pak se 290 mijë euro...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)