Aston Martin Superleggera, mrekullia që kushton 285 mijë euro

Aston Martin Superleggera, mrekullia që kushton 285 mijë euro

24 April 2019 14:50

Aston Martin Superleggera, ka dalë në shitje, e adhuruesit e shpejtësisë dhe makina luksoze do të mund ta bëjnë të vetën për një çmim që nis nga 285 mijë euro.

Aston Martin DBS Superleggera Volante arrin një shpejtësi maksimale 340 km/h, duke e bërë atë, makinën e konvertueshme më të shpejtë në historinë e markës angleze.

E përafërt me Aston Martin DBS Superleggera Coupe, motori i Volante është 5.2-litër twin-turbo V12 me 715 kuaj fuqi dhe 900-nm fuqi rrotulluese, e kombinuar me transmetimin automatik ZF me tetë shpejtësi.

Pavarësisht se ka një çati pëlhure në vend të asaj që ka modeli coupe, dhe fuqisë shtesë që i duhet shasisë për të kompensuar çatinë solide, shpejtësia maksimale mbetet e njëjtë.

Asaj i nevojiten vetëm 3.4 sekonda për të arritur një shpejtësi 100 km në orë.

Por edhe pse ka dalë në shitje, kjo nuk do të thotë që blerësit do të mund ta marrin menjëherë atë. Ata do të duhet të presin deri në verë, kur edhe do të fillojë shpërndarje e kësaj supermakine.

Ky model i prodhuesit britanik Aston Martin, është kundërpërgjigje ndaj Ferrari 812 Superfast, i lançuar pak muaj më parë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme