Auto

General Motors prezanton zyrtarisht Buick Encoren e ri

General Motors në panairin e sivjetmë të veturave në Shanghai, krahas SUV-it të ri Chevrolet Tracker ka prezantuar edhe kushëririn e tij – modelin e ri Buick Encore.

Së bashku me pamjen moderne, Encore i ri vjen edhe me platformën e re dhe për dallim nga paraardhësi i tij është më i gjatë për 17 mm (tani 4.29 metra) dhe 15 mm boshtin e rrotave më të gjatë (2.57 metra), transmeton Koha.net.

Encore i ri, po ashtu, vjen edhe me interier të modernizuar, më shumë hapësirë për udhëtarët, sistemin modern multimedial dhe ekran të ndjeshëm në prekje.

{gallery}

Buick Encore, ndër të tjera, në Kinë do të jetë në dispozicion me motor benzinë 1.0-litër me tre cilindra e kapacitet prej 115 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual ose automatik.

Gjithashtu, në dispozicion do të jetë edhe versioni Encore GX i cili do të jetë i gjatë 4.46 metra dhe me boshtin e rrotave të gjatë prej 2.64 metra.

Sa i përket motorit, Encore GX do të ketë motor 1.3-litër me kapacitet prej 165 kuajfuqi.