Auto

Audi RS takohet me RS4 Avantin e ri në fotogalerinë e ABT-së

Kanë kaluar 25 vjet qëkur Audi ka prezantuar modelin e jashtëzakonshëm RS2.

Tani, kompania e njohur ABT Sportsline ka vendosur që ta modifikojë dhe të bëjë një fotogaleri në një pistë aeroplanësh, krah për krah me pasardhësin e tij aktual, po ashtu të modifikuar, transmeton Koha.net. Në të vërtetë, RS4 me kohë ka evoluar, madje edhe në version limuzinë.

Ta kujtojmë pak RS2-shin dhe themi se po shohim një model të krijuar me ndihmën e Porsches. Përveç ikonografisë së Porsches në eksterier, ky model ka edhe motorin 2.2-litër me pesë cilindra e kapacitet prej 315 kuajfuqi. Por, ABT këtë motor e ka përforcuar në 360 kuajfuqi.

{gallery}

Sa i përket RS4 Avant, ky model tash e një kohë nuk ka motor V8. Ai, tani nën kofano ka motorin 2.9-litër V6 ndërsa ABT e ka përforcuar duke ia shtuar 80 kuajfuqi, që nënkupton se në total ka 530 kuajfuqi.

Dhe për fund, shtrohet pyetja: Cilën anë do ta zgjidhnit, modelin klasik origjinal apo pasardhësin e tij modern e të fuqishëm?