Auto

VW ‘zgjon bishën’, u rikthehet planeve për modelin Golf R me 400 kuajfuqi

VW ‘zgjon bishën’, u rikthehet planeve për modelin Golf R me 400 kuajfuqi

Muajin e kaluar, shefi i divizionit Volkswagen R Jost Capito tha publikisht se i shumëpërfoluri Golf R me 400 kuajfuqi ka vdekur. Por tani, disa informata të reja thonë se kjo ‘bishë’ është sërish në tavolinën e diskutimeve.

“Autocar” raportoi të premten se një model Golf R Plus i bazuar në gjeneratën e re të Golf-it ka marrë mbështetjen e CEO-s së Volkswagen Group, Herbert Diess. Më parë, shefi i VW R, Capito i kishte thënë emisionit “Top Gear” se një version Golf R me 400 hp është hedhur poshtë dhe ka shtuar se “konsumatorët nuk e donë atë”, raporton "Motorauthority".