Auto

Studentët e akademisë së Skodës paralajmërojnë konceptin e ri Kodiaq Pick-up

Foto: Motor1

Edhe këtë vit do të shohim një koncept të ri i cili është rezultat i punës së studentëve të akademisë së Skodës.

Ata, po ashtu, kanë pasur mbështetje të madhe nga ekipi i Skodës për dizajn dhe inxhinieri. Ky koncept është i gjashti me radhë dhe si bazë për krijimin e tij ka shërbyer SUV-i Kodiaq.

{gallery}

Në këtë projekt të ri janë duke punuar 35 studentë dhe fjala është për Kodiaq unik në version Pick-up, i cili vjen me pamje tërësisht të re të pjesës së pasme për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se koncepti i ri nuk do të ketë dyert e pasme dhe se hapësira e bagazhit do të jetë e hapur, si dhe duhet theksuar se do të ketë rrota më të mëdha.

Aktualisht, më shumë detaje rreth këtij koncepti me ngjyrë portokalli nuk ka, përveç se premierën botërore do ta ketë në muajin qershor.