Land Rover tërheq 44 mijë vetura

Land Rover tërheq 44 mijë vetura

14 March 2019 10:22

Jaguar Land Rover (JLR) është duke tërhequr më shumë se 44 mijë vetura pas raportimeve që pohojnë se 10 modele të kësaj kompanie emitojnë më shumë CO2 se sa në kohën kur janë regjistruar të dhënat gjatë certifikimit të tyre.

Sipas sistemit të alarmit të Komisionit Evropian, një numër i madh i modeleve të ‘JLR’-it “mund të emitojnë CO2 të tepërt dhe se nuk janë komfor gjendjes që ishin gjatë certifikimit, transmeton koha.net.

Ky sistem ka treguar listën e modeleve të prekura, ku përfshihet Jaguar XE, XF, E-Pace, F-Pace e F-Type si dhe Land Rover Discovery, Discovery Sport, Range Rover Sport, Evoque e Velar.

Ky problem është zbuluar nga Agjencia e Certifikimit të Veturave në Britaninë e Madhe.

Riparimi i tyre do të bëhet falas nga kompania dhe mund të përfshijë përditësime softuerike e fizike.

Ky lajm ka ardhur në kohë të vështira të kompanisë Jaguar Land Rover, pasi kanë raportuar se kanë pasur humbje rekorde të të ardhurave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme