Përveç konceptit Formentor, brendi Cupra i kompanisë spanjolle të veturave, Seat, në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë ka promovuar një edicion të veçantë të modelit Ateca.
Lexoni edhe:
Fjala është për Cupra Ateca Special Edition i cili pritet të dalë në shitje ka fundi i këtij viti, me disa elemente nga fibra të karbonit, rrotat prej 20-inç dy-ngjyrësh nga alumini si dhe sistemin Akrapoviç të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net.
Për interier është zgjedhur lëkura Alcantara me ngjyrë të kaltër “Petrol” (në ulëset sportive dhe pjesën anësore të dyerve), disa detaje me ngjyrë bakri si dhe tepihët “Cupra” të veçantë.
{gallery}
Gjithashtu, Ateca Special Edition vjen me motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 221 kW/300 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 7 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
Cupra Ateca Special Edition, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5.2 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 247 km/h.