Auto

Volkswagen Touareg bëhet me motori të ri benzinë V6

Foto: Auto Express

Së fundmi është prezantuar Touareg me motor dizel 4.0-litër V8 TDI Turbo e kapacitet prej 310 kW/422 kuajfuqi, ndërsa tani Volkswageni gamën e këtij SUV-i e ka zgjeruar me motor të ri benzinë - V6 TSI.

Fjala është për motorin benzinë 3.0-litër V6 TSI me kapacitet prej 250 kW/340 kuajfuqi, në kombinimin me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net.

{gallery}

Gjithashtu, ky Touareg me motorin e ri benzinë shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5.9 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 25 km/h, si dhe shpenzon karburant mesatarisht 8.9-litra në 100 km.

Shitja tashmë ka filluar dhe Touaregu me motor V6 TSI në Gjermani kushton 61.950 euro.