Auto

BMW M drejt elektrifikimit

BMW M drejt elektrifikimit

Divizioni “M” i BMW-së raportohet se është në bisedime me ekipin e divizionit “i” të kompanisë për të përfshirë teknologjinë elektrike në modelet e divizionit me performanca të larta.

Brendi gjerman po prezanton versionet elektrike në çdo linjë të veten me së fundmi Serinë 3 që pritet të marrë versionin elektrik. Deri tash, modelet “M” kishin mbetur jashtë spekulimeve për versionet që nuk emetojnë gazra.