Auto

Audi prezanton anëtarin më të ri në familjen e-tron – konceptin Q4

Foto: Engadget

Familja e-tron e modeleve elektrike të Audit do të bëhet edhe me një anëtar të ri, Q4 e-tron i cili fillimisht vjen si koncept.

Tani, koncepti Q4 e-tron është prezantuar në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë ndërsa versioni i tij serik pritet të shfaqet në treg ka fundi i vitit 2020.

{gallery}

Gjithashtu, Q4 e-tron është një SUV elektrik i cili vjen me ngjyrë të kaltër “Solar Sky”, maskën e përparme të theksuar, pasqyrat konvencionale, mbishkrimin “e-tron” te mbrojtësi i përparmë dhe ata anësor, dritat e përparme LED Matrix, si dhe instrument-tabelën digjitale dhe ekran të madh për argëtim dhe informim, transmeton Koha.net.

Audi Q4 e-tron, po ashtu, vjen me platformën MEB të Volkswagenit për veturat elektrike dhe ky koncept është i gjatë 4.5-metra, i gjerë 1.9 metra si dhe boshtin e rrotave e ka 2.7 metra.

Audi për konceptin Q4 e-tron ka zgjedhur dy motorë elektrikë të cilët në total kanë kapacitet prej 225 kW/306 kuajfuqi, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, baterinë prej 82 kWh (ku 80 për qind e saj mund të mbushet për 30 minuta), ndërsa me vetëm një mbushje mund të kalojë rreth 450 kilometra.

Koncepti Q4 e-tron, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6.3 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 180 km/h.