Para nesh është Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car First Edition, model i vitit 2019, edhe një tjetër kreacion i kompanisë së njohur britanike Project Kahn.
Si zakonisht, edhe ky Range Rover Sport i ri vjen me një numër të elementeve për ‘styling’ të cilat e bëjnë të duket më ekstravagant.
Lexoni edhe:
Overfinch modifikon Velarin, modelin më atraktiv të Range Roverit [foto]
Përmes eksterierit dy-ngjyrësh, Project Kahn për këtë Range Rover Sport ka zgjedhur maskën e re të përparme “LE”, mbrojtësit e rinj, mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (spoiler) mbi çati, set të ri të rrotave “Forged Pace Car” prej 23-inç, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, ulëset të veshura me lëkurë, pedalet nga alumini si dhe disa detaje tjera nga çeliku në interier, transmeton Koha.net.
{gallery}
Sa i përket motorit, Range Rover Sport 5.0 V8 Supercharged SVR Pace Car First Edition vjen me motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 550 kuajfuqi.
Ndërkaq sa i përket çmimit, ky Range Rover Sport i ri kushton 139.999 funte. Po ashtu, thuhet se do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 49 njësive.