Gjykata në Alabama shpërblen me 151 milionë dollarë burrin e aksidentuar me Ford Explorer

Gjykata në Alabama shpërblen me 151 milionë dollarë burrin e aksidentuar me Ford Explorer

18 shkurt 2019 09:41

Një gjykatë në Alabama ka shpërblyer me 151.8 milionë dollarë një djalë të ri i cili u paralizua në një aksident në 2015-ën, ku përfshihej një veturë Ford Explorer.

Gjykata ka shpërblyer me 100 milionë dollarë për dëmet e shkaktuara ndërsa pjesën tjetër si kompensim i dëmeve pasi që vetura e të riut, Ford Explorer i vitit 1998 nuk përmbushte udhëzimet e veta të sigurisë, sipas një dokumenti gjyqësorë sipas Reuters.

Burri ishte duke vozitur SUV-in e tij, ku për të shmangur përplasjen e një kafshe ka kthyer veturën me shpejtësi, ku vetura e tij është rrokullisur 2 herë, dhe ai nga lëndimet ka mbetur i paralizuar, transmeton koha.net.

Ford thotë se do të apeloj kundër këtij vendimi, “Ndjejmë keqardhje për Travaris Smith dhe familjen e tij. Dhe në të njëjtën kohë, ne nuk pajtohemi me vendimin e gjykatës në këtë çështje e po ashtu me një seri vendimesh të marra nga gjykata në Alabama që e mbajnë jurinë larg dëgjimit të provave kritike, dhe ne do të apelojmë”, ka thënë Monique Brentley nga Ford.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme