Auto

Amazoni investon në kompani që prodhon vetura elektrike

Descriptive Text

Kompania amerikane teknologjike Amazon, ka investuar qindra miliona euro në kompaninë e prodhimit të veturave elektrike Rivian Automotive LLC.

Rivian Automotive LLC ka siguruar një fond prej 700 milionë dollarësh si investim, transmeton Koha.net.

Këtij fondi i prinë Amazon. Prodhuesi i veturave elektrike, që ka mahnitur të gjithë me veturën R1T pick-up e R1S SUV me shtatë ulëse në panairin e veturave në Los Angeles, do të jetë në gjendje të prodhojë këto vetura në mas deri në fund të 2020 në fabrikën e tyre të re në Normal, Illinois.

Pavarësisht mungesës së parave, Rivian ka arritur të qëndrojë si kompani private.

Që të dy modelet e kësaj kompanie, R1T e R1S kanë tre lloje të baterive për t'u zgjedhur nga 1.50kWh e deri te 180kWh, që mundësojnë përshkimin nga 370 kilometrave rrugë e deri te 643 kilometra.

Pavarësisht peshës 2.6 tonëshe, vetura pick-up R1T sipas kësaj kompanie, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për rreth 3 sekonda.

Ndërsa SUV-i, R1S ka të njëjtë teknologji nën ‘lëkurë’ por statistika e tij nuk janë bërë të ditura.

R1S tani mund të porositet në SHBA me një çmim fillestar prej 65 mijë dollarë.

{gallery}