Versioni super sportiv T-Roc R me 300 kuajfuqi

Versioni super sportiv T-Roc R me 300 kuajfuqi

14 shkurt 2019 14:50

Në fillim të marsit, Volkswagen do të paraqesë një version të para-prodhimit të modelit T-Roc R me performancë të lartë në Panairin e veturave në Gjenevë.

Prodhuesi gjerman ka lëshuar skicën e dizajnit të T-Roc me pamje agresive, transmeton ksp.

T-Roc R do të ndajë shumë komponentë me Golf R dhe do të ketë motor me katër cilindra 2.0 benzinë turbo me 300 kuaj fuqi të shoqëruar me një transmetim të dyfishtë DSG me 7 shpejtësi, ndërsa fuqia do të transferohet në të gjitha boshtet.

Përveç T-Roc R, VW do të zgjerojë edhe familjen e kësaj makine në versionin kabriolet.

Modeli kompakt SUV Volkswagen për momentin po tregon rezultate të shkëlqyera të shitjes, që nga nëntori 2017, kur ai u shfaq në sallonet e shitjes, ku mbi 200.000 automjete u dorëzuan klientëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme