Tre vjet më parë, prodhuesi më i madh i automobilave në botë u bë titulli kryesor i medieve për shkak të mashtrimeve me standardet për emetim të gazrave.
“Grupi Volkswagen” përjetoi krizën më të madhe në publik, në atë që tani njihet si “Dieselgate”, posa u zbulua se kompania kishte instaluar “pajisje sekrete” në 11 milionë automobila mes viteve 2009 dhe 2015, shkruan sot Koha Ditore.
Një garë tani ka shpërthyer për të përcaktuar të ardhmen e transportit dhe është duke u rritur bindja te autoprodhuesit, se ata që investojnë më herët në lëvizjen elektrike do të dalin përpara në garë.
Adaptimi i automobilave elektrikë, përmes shiritit të shpejtë, gjithsesi, kërkon së paku katër sfida të rëndësishme për të arritur suksesin e madh.
E para është kostoja fillestare. Teksa çmimet e baterive po bien me shpejtësi të madhe dhe se automobilat elektrikë janë më pak të shtrenjtë për të operuar dhe për t’u mirëmbajtur, në krahasim me automobilat tradicionalë me djegie, çmimi bazë i automobilave elektrikë është ende i lartë.
Tejkalimi i kësaj sfide kërkon ndihma financiare dhe jofinanciare për të bërë që publiku të njohë të mirat nga automobilat elektrikë. Lajmi i mirë është se duke ngritur nivelin e inovacionit, automobilat elektrikë do të bëhen më të lirë se automobilat tradicionalë me djegie, duke siguruar kursime të konsiderueshme ekonomike, pos atyre të mirave për ambientin...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)