Nissan Juke i ri vjen sivjet Foto: AutoExpress

Nissan Juke i ri vjen sivjet

05 February 2019 09:01

Pritja për Nissan Juken e ri është afër fundit.

“Auto-Express” raporton se gjenerata e dytë e modelit shumë të suksesshëm të Nissanit do të vijë sivjet.

Modeli aktual është në rrugë gati qe një dekadë. Gjenerata e dytë tani do të përdorë platformë krejtësisht të re.

Që nga viti 2011, Nissan Juke ka pasur sukses të madh. Gjithsesi, në vitet e fundit, Nissani u përball me rivalë si Peugeot 2008 dhe Renault Captur.

Nissani në versionin e ri pritet të ndërrojë materialet e interierit, të përdorë sistem të ri informimi që lidhet me telefona të mençur.

Sa i përket motorëve, ai do të ketë versionin me motor 1.0-litërsh benzinë, 1.5-litërsh dizel dhe 1.6-litërsh benzinë që do të ketë rreth 190 kuajfuqi.

Nissani po ashtu ka paralajmëruar se Juke i ri do të ketë edhe një version hibrid.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme