Auto

Porsche 718 Cayman GT4 vjen në korrik me 420 kuajfuqi

Foto: Motor1

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Porsche do të prezantojë modelin e ri 718 Cayman GT4 në korrik këtë vit në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood.

Sipas të dhënave më të fundit, Porsche 718 Cayman GT4 do të jetë i mundshëm për përdorim edhe në rrugë, si dhe në version Clubsport për gara i cili do të ketë motor 3.8-litër me gjashtë cilindra dhe kapacitet prej 420 kuajfuqi, transmeton KosovaPress.

{gallery}

718 Cayman GT4, fillimisht, do të jetë në dispozicion vetëm me marshin manual me gjashtë shpejtësi dhe deri në fund të vitit 2020 do të jetë në dispozicion edhe me një version automatik.