Kështu mund të duket Renault Clio i ri në version RS Foto: X-Tomi Design

Kështu mund të duket Renault Clio i ri në version RS

04 February 2019 17:57

Renault Clio i ri së fundmi është prezantuar, ndërsa tani pritet të arrijë edhe versioni i tij sportiv RS.

Deri sa të bëhet prezantimi, tashmë në internet po qarkullon një fotografi në të cilën shfaqet pamja e mundshme e Clios në version RS. Në fakt, këtë pamje e ka ideuar dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design.

Sipas fotografisë, Clio i ri në version RS do të dallohej me pjesën e përparme sikur të modelit aktual Megane RS dhe e gjithë kjo do të mundësohej falë paketës për aerodinamikën – që përfshinë mbrojtësin e përparmë të ri me dritat karakteristike, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler) mbi çati, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Clio i ri RS do të dallohej edhe me amortizatorët e rinj, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, set të rrotave më të mëdha nga alumini, si dhe me interier të modifikuar me ulëse sportive dhe timon sportiv.


Lexoni edhe: 

Publikohen fotografitë zyrtare të interierit të Renault Clio të ri


Renault Clio duket se është pak më i ulët, më i gjerë dhe më i gjatë për dallim nga paraardhësi i tij, e kështu do të duhej të ishte edhe me versionin e ri Clio RS.

Çfarë do të ketë nën kofano? Disa burime thonë se do të jetë motori 1.8-litër Turbo me katër cilindra i cili te modeli Alpine A110 është me kapacitet prej 252 kuajfuqi, ndërsa te Megane RS me 280 kuajfuqi (te Megane RS Trophy është i përforcuar në 300 kuajfuqi).

Mbetet të shihet se ma sa kuajfuqi do të jetë në dispozicion Clio RS.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme