Pick-upi i Teslës paralajmërohet për këtë verë

Pick-upi i Teslës paralajmërohet për këtë verë

02 February 2019 17:47

Edhe pse ende nuk është shfaqur, është zbuluar mjaft për Pick-upin e ri të Telsës të quajtur Model Y.

Kreu i kësaj kompanie të njohur, Elon Musk, përmes një postimi në Twitter ka zbuluar mjaft detaje në lidhje me Pick-upin e ri.

Para se gjithash, dihet se Model Y do të vijë me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe me nga një motor elektrikë për secilin bosht të rrotave, transmeton Koha.net. Përveç kësaj, Pick-upi i ri i Teslës me vetëm një mbushje të baterisë do të mund të kalojë deri në 640 kilometra, ndoshta edhe deri në rreth 800 km.

Duke pasur parasysh se fjala është për një automjet EV (Electronic Vehicle – Veturë Elektrike), Musk përmes një komenti në postimin e tij në Twitter ka thënë se Model Y do të mundë të tërheqë deri në 136,000 kilogramë, gjë që ndoshta ka bërë shaka.


Sa i përket dizajnit, edhe Model Y pritet të ketë linja të ngushta të karrocerisë sikurse modelet tjera të Telsës.

Gjithashtu, ardhja e Model Y tashmë paralajmërohet për një të ardhme të afërt pasi që konkurrenca është gjithnjë e më aktive dhe prodhimi i tij serik planifikohet të fillojë ka fundi i 2020-ës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme