Auto

Zbulohen skicat e SUV-it të ri, Skoda Kamiq

Descriptive Text

Skoda Kamiq do të jetë SUV më i vogël i kësaj kompanie e i cili do të zbulohet në mars 2019 në panairin e veturave në Gjenevë.

Kjo veturë e re është dizajnuar për të rivalizuar direkt Nissan Juke e Renault Capture, por të cilin Skoda e ka ndërtuar në platformën e madhe të Volkswagen Group, MQB për t’i mposhtur ata në hapësirën e ofruar e duke e bërë më praktik, transmeton koha.net.

Në fotografitë e zbuluara nga marka çeke, duket se Kamiq do t’i qëndroj konceptit ë zbuluar më parë shumë afër.

Motorët me të cilët Kamiq do të ofrohet janë: 1.0 litërsh e 1.5 litërsh me benzinë si dhe një 1.6 litërsh me naftë.

{gallery}