Auto

Japonia me autobusë pa shoferë

Japonia me autobusë pa shoferë

Vizitorët që do të vërshojnë në aeroportin Haneda të Japonisë për Lojrat Olimpike të Tokios në vitin 2020 mund ta gjejnë veten duke u transportuar drejt avionëve me autobusët pa shoferë.

Këto mjete po testohen aktualisht përmes një eksperimenti 10-ditor që ka bashkuar 6 firma të rëndësishme vendase, përfshirë kompaninë kombëtare ajrore të fluturimeve, ANA. Në fillim, po shihet ecuria e një prototipi minibusi që ecën vetë.